Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

SARANDË- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) bëri të ditur se pika e karburantit “AN Oil”, në Sarandë, kishte qenë jashtë funksionit për rreth tre muaj dhe ndodhej në proces rihapjeje. Sipas verifikimeve paraprake të inspektorëve, në momentin e shpërthimit në objekt nuk kishte depozita gazi apo karburanti. Në njoftimin publik, mbrëmjen e djeshme, ISHTI bën me dije se vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në terren, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. "Karburanti që shpërtheu sot në Sarandë ka qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje. Ky është rezultati i verifikimeve paraprake të kryera në terren nga grupet e inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), menjëherë pas ngjarjes. Në pikën...