Shpërthimi shkatërron pallatin, 82-vjeçarja humb jetën, mister për burrin e zhdukur! Policia: 10 të asfiksuar

Shpërthimi shkatërron pallatin, 82-vjeçarja humb jetën, mister për burrin e zhdukur! Policia: 10 të asfiksuar

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të mërkurë qytetin e Elbasanit, ku një shpërthim i fuqishëm në një pallat pesëkatësh në lagjen “Beqir Dardha” është shoqëruar me pasoja tragjike. Një grua e moshuar ka humbur jetën, ndërsa një 69-vjeçar rezulton ende i zhdukur. Dhjetë banorë të tjerë janë transportuar në spital për shkak të asfiksisë nga tymi. Zjarri ka nisur në një apartament në katin e tretë të ndërtesës, në pronësi të personit që aktualisht nuk është gjetur. Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën, duke dalë edhe nga ballkoni dhe dritarja e dhomës së gjumit. Shpërthimi dhe zjarri kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë, ndërsa situata ka shkaktuar panik te banorët, të cilët janë përpjekur të largohen sa më shpejt nga...