Shpërthimi në Sarandë/ ISHTI zbardh detajet: Karburanti ishte jashtë funksionit
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar pas shpërthimit të regjistruar një ditë më parë në një pikë karburanti në Sarandë. Në një njoftim zyrtar, ISHTI bëri të ditur se, bazuar në verifikimet paraprake, pika e karburantit kishte qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe në momentin e ngjarjes ishte në proces rihapjeje. Sipas Inspektoratit, në objekt nuk kishte depozita gazi apo karburanti në momentin kur ndodhi shpërthimi. ISHTI ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në shpërthim. Njoftimi i ISHTI: Karburanti që shpërtheu në Sarandë ka qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje. Ky është rezultati i verifikimeve paraprake të kryera në terren nga grupet e inspektimit të Inspektoratit Shtetëror...
Burimi:
ntv.al