Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë. Shkon në dy numri i viktimave
Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në qytetin e Elbasanit.Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës. Ndërkohë, ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vijim pritet mbërritja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit, të cilët do të kryejnë një tjetër vlerësim të gjendjes së godinës. Bashkia e Elbasanit ka deklaruar se, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për strehimin e banorëve të prekur nga ngjarja, si dhe për ndërhyrjet e mëtejshme që do të kërkohen në varësi të vlerësimit të situatës. Ngjarja e rëndë u shënua të mërkurën (4 nëntor), ku rreth...
Burimi:
kohajone.com