Shpërthimi me tritol në qendër të Shkodrës, ja pista kryesore që po ndjekin prokuroria dhe policia…
Mbrëmjen e të shtunës, një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës, vetëm pak metra nga ndërtesa e bashkisë dhe po kaq nga pedonalja “28 Nëntori”. Uniformat blu, pasi kanë mbërritur në vendngjarje, e kanë patur të vështirë të identifikojnë vendin ku u vendos lënda plasëse. Fillimisht janë ngjitur në një pallat aty pranë, pasi konstatuan disa xhama të thyer nga forca e shpërthimit, i cili në fakt është dëgjuar në disa anë të qytetit.Vetëm pas disa minutash, u është hapur dera e oborrit të banesës ku ishte vendosur lënda plasëse nga vetë pronarët, duke i drejtuar tek vendngjarja. Sipas verifikimeve paraprake, 60- vjeçari Metin Bushati, mësues, nuk ka asnjë precedent, siç edhe bashkëshortja, edhe ajo mësuese e njohur në një nga shkollat e Shkodrës.Në këto...
Burimi:
sarandanews.com