Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime, 270,000 pasagjerë të bllokuar (VIDEO)

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime, 270,000 pasagjerë të bllokuar (VIDEO)

Shpërthimet e vullkanit Anak Krakatoa kanë shkaktuar kaos në trafikun ajror në Indonezi, duke prekur rreth 270 mijë pasagjerë dhe detyruar shtatë aeroporte të pezullojnë operimet. Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Xhakartës, kryeqytetit të Indonezisë, si dhe gjashtë aeroporte të tjera në vend kanë zgjatur pezullimin e operimeve të paktën deri në orën 18:00 (me orën lokale), për shkak të aktivitetit të shtuar të vullkanit Anak Krakatoa. Situata ka shkaktuar kaos në trafikun ajror dhe ka lënë dhjetëra mijëra udhëtarë të bllokuar, ndërsa rreth 2.300 fluturime janë anuluar ose pritet të vonohen. Kompania Angkasa Pura, që menaxhon aeroportet, u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimeve dhe të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacionet më të fundit. Status Gunung Anak Krakatau disebut masih berada pada...