Shpërthimi i kaldajës në Indi, 5 të vdekur dhe 10 të plagosur rëndë
Të paktën pesë punëtorë humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën rëndë kur një kaldajë shpërtheu në një kompani private farmaceutike në Sri City, një qytet i integruar biznesi dhe zonë e veçantë ekonomike në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh, raportoi transmetuesi lokal NDTV. Ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës u dërguan në vendngjarje pas shpërthimit. Ministrja e Brendshme e shtetit, Vangalapudi Anitha, pritet të vizitojë vendngjarjen pas incidentit me pasoja vdekjeprurëse./AA
Burimi:
syri.net