Shpërthimi i fuqishëm te “Eida” në Brryl, reagon Policia: Shkak një bombul gazi, 3 punonjësit jashtë rrezikut

Shpërthimi i fuqishëm te “Eida” në Brryl, reagon Policia: Shkak një bombul gazi, 3 punonjësit jashtë rrezikut

shperthimi te karburanti TIRANË- Policia ka dhënë informacionin paraprak për shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti në zonën e Brrylit. Sipas policisë, dyshohet se një bombul gazi ka shpërthyer në momentin që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar tre punonjës të karburantit, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. Shpërthimi...