Shpërthimi i fuqishëm në pallat/ Humb jetën një grua, 8 persona të asfiksuar nga tymi
Një shpërthim i fuqishëm në një pallat në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit është kthyer në tragjedi, duke i marrë jetën një 83-vjeçareje, duke asfiksuar 8 persona dhe duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja u regjistrua në mesditë, kur një shpërthim i fortë tronditi ndërtesën, duke shembur muret e një apartamenti dhe dëmtuar edhe një pjesë të shkallëve të përbashkëta të pallatit. Zhurma e fuqishme shkaktoi panik mes banorëve, të cilët u përballën me një situatë të frikshme. Menjëherë pas alarmit, në vendngjarje u angazhuan forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për të evakuuar banorët dhe për të garantuar sigurinë e tyre.
Burimi:
kohajone.com