Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, Skënderaj: Kati i katërt i pallatit është shembur mbi katin e tretë
Një shpërthim i fuqishëm ka kthyer në tragjedi një pallat pesëkatësh në qytetin e Elbasanit, ku një person ka humbur jetën, një tjetër rezulton ende i zhdukur, ndërsa tetë persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe strukturore në ndërtesë, ndërsa situata në vendngjarje vijon të mbetet kritike. Forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar në operacionin për kërkimin e personave të zhdukur, evakuimin e banorëve dhe sigurimin e zonës. Kastriot Skënderaj, drejtor i policisë Elbasan, ka dhënë detaje të reja nga vendngjarja, duke zbuluar se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e ndërtesës. Sipas tij, kati i katërt i pallatit është shembur mbi katin...
Burimi:
kohajone.com