Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg/ Disa të plagosur, bllokohet qarkullimi në zonë

Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg/ Disa të plagosur, bllokohet qarkullimi në zonë

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në afërsi të stacionit qendror të trenit në Augsburg, Gjermani. Ngjarja ka shkaktuar disa të plagosur lehtë dhe ka vënë në lëvizje një operacion të gjerë të policisë. Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një kalim të brendshëm të një godine pranë stacionit. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë ishte objekti që shkaktoi shpërthimin, ndërsa hetuesit kanë nisur punën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Disa persona kanë marrë dëmtime të lehta, kryesisht si pasojë e valës së goditjes. Nga shpërthimi janë thyer gjithashtu disa xhama në ndërtesat përreth. Pas incidentit, policia ka izoluar zonën dhe ka mbyllur përkohësisht godinën e stacionit, ndërsa një nga linjat e trenave është pezulluar si...