Shpërthim në Shkodër/ Mësuesit i hodhën tritol në banesë, dyshohet se ishte ‘paralajmërim’ për vëllanë e tij (EMRAT)
foto ilustruese SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Qemal Stafa", rreth orës 21:30, në oborrin e banesës së Meti Bushatit. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se Meti Bushati dhe bashkëshortja e tij janë mësues dhe njihen nga banorët e zonës si një familje e rregullt. Por, një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor lidhet me vëllain e tij, Gëzim Bushatin, i cili jeton në Gjermani. Ky i fundit, sipas burimeve, ka pasur probleme me ligjin në Gjermani. Megjithatë, mbetet për t'u përcaktuar...
Burimi:
zeri.ai