Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, shembet një godinë një katëshe! Dëmtohen tre punonjës

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, shembet një godinë një katëshe! Dëmtohen tre punonjës

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 9 shtator, në zonën e Brrylit te një pikë karburanti.  Burime bëjnë me dije për median se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit, për pasojë është shembur një godinë një katëshe. Bombola e gazit ku furnizohen makinat ka shpërthyer, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar me gaz. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuat tre punonjës të karburantit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.