Shpërthim me tritol në Xhamllik, lënda plasëse vendoset në derën e një banese

Shpërthim me tritol në Xhamllik, lënda plasëse vendoset në derën e një banese

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Sadik Petrela’, ku një sasi lënde plasëse ishte vendosur në katin e parë, në derën e një banese. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa detonimi ka zgjuar dhe shkaktuar panik te banorët e zonës. Pronaria e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ajo ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori dhe se nuk ka dyshime konkrete për personat që mund të kenë vendosur lëndën plasëse. Sipas informacioneve paraprake, gruaja është e divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte në banesë së bashku me djalin dhe vajzën e saj. Policia...