Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

Një shpërthim i fortë është dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në afërsi të godinës së Bashkisë Shkodër, brenda oborrit të një banese private. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, Metin Bushati, me profesion arsimtar.Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar vendin dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për identifikimin dhe...