Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Vorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së shtetasit me inicialet F. Sh. Sipas informacionit paraprak të policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. “Vorë/Informacion paraprak Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të...
Burimi:
gijotina.com