Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në Lezhë. Policia thotë se lënda plasëse dyshohet se i është vendosur një automjeti, në pronësi të shtetastit A.N. Ngjarja është shënuar në afërsi të zonës së “Mileniumit”, rreth orës 01:50. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor po heton rrethanat dhe për të identifikuar autorin/rët. Njoftimi i policise: Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Burimi:
gijotina.com