Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në Durrës. Sipas raportimeve në media, ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Lokali ishte në përdorim nga Ramazan dhe Erjon Balla, babë e bir. Ata nga verifikimet e para nuk rezultojnë persona me precedentë penalë. Nuk dihen ende autorët që kanë vendosur sasinë plasëse dhe nuk është ende e përcaktuar sasia që është përdorur. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rastit. “Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si...
Burimi:
gijotina.com