Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë godinës së Bashkisë Shkodër. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, ndërsa vijon puna për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.