Shpërthim i fuqishëm në Moskë, plagoset rëndë ish-zëdhënësi i kryeministrit ukrainas pro-rus pas hedhjes në erë të makinës!
Një shpërthim me eksploziv në një automjet ka tronditur Moskën këtë të premte, duke lënë të plagosur rëndë Sergei Zavorotniyn, ish-bashkëpunëtor dhe zëdhënës i ish-kryeministrit ukrainas Mykola Azarov. Sipas Reuters, automjeti që drejtohej nga Zavorotniy shpërtheu në lagjen Chertanovo të kryeqytetit rus. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në spital. Mediat ruse raportojnë se ish-zyrtari ka humbur krahun e majtë dhe ka pësuar tronditje cerebrale, fraktura të brinjëve dhe dëmtime të tjera të rënda. Megjithatë, këto detaje nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Burimi:
javanews.al