Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet ndërtesa, tre shqiptarë nxirren pa shenja jete, mes tyre motër e vëlla

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet ndërtesa, tre shqiptarë nxirren pa shenja jete, mes tyre motër e vëlla

PAMJE NGA VENDNGJARJA GREQI-Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar shembjen e një ndërtese në zonën e Plakës, Athinë, ku si pasojë 4 persona kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën “Lysikratous”, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik, raportojnë mediat greke. Forca e shpërthimit shkaktoi shembjen e godinës, ndërsa një kalimtar mbeti i plagosur lehtë nga copëzat e materialeve të shpërndara. Nga rrënojat janë nxjerrë të pajetë tre shtetas shqiptaro amerikanë të cilët gjendeshin në Athinë për turizëm. Tre shqiptarët janë Florin Hoxha e Florida Hoxha (motër e vëlla) dhe Eris Cani. Mes viktimave është edhe një 77-vjeçar britanik, i cili jetonte në katin e dytë të ndërtesës së bashku me bashkëshorten e...