Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Skënderbeu”. Nga shpërthimi ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencën e Sarandës. Sipas burimeve nga bluzat e bardha të plagosurit janë F. Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe F. Bica 27 vjeç, i cili është transportuar në spital. Deri më tani nuk dihen të dhënat mbi gjendjen e dy të plagosurve. Forca të shumta policie, zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.