Shpërthen vullkani në Indonezi, paralizohet trafiku ajror në Xhakarta
Një shpërthim i vullkanit indonezian Anak Krakatau çoi në mbylljen e pesë aeroporteve të dielën. Qindra fluturime në aeroportin kryesor të Xhakartës u prekën. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar Soekarno-Hatta u pezulluan deri në orën 13:30 sipas orës lokale për shkak të hirit vullkanik, njoftoi aeroporti. Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar më pas. Sipas operatorit të aeroportit Angkasa Pura, më shumë se 760 fluturime u prekën, duke përfshirë lidhje të shumta ndërkombëtare, midis tyre ato për në Hong Kong, Sidnei, Seul dhe Amsterdam. Singapore Airlines njoftoi se fluturimet për në dhe nga Xhakarta ishin anuluar për pjesën e mbetur të ditës. Vullkani, i vendosur në një ishull në gjysmë të rrugës midis Java dhe Sumatra, ka shpërthyer që nga mbrëmja e së premtes. Sipas shërbimit meteorologjik...
Burimi:
syri.net