Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Vullkani Krakatoa në Indonezi ka shpërthyer sërish, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror të vendit.Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gjashtë aeroporte, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës, kanë pezulluar aktivitetin për shkak të shpërthimit dhe pasojave të tij, veçanërisht përhapjes së hirit vullkanik.Në aeroportin kryesor të vendit janë krijuar radhë të gjata, ndërsa pasagjerët kanë kërkuar rimbursim ose riplanifikim të fluturimeve. Mijëra persona po përballen me vështirësi për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve.Vullkani Anak Krakatau ka qenë në aktivitet që prej mbrëmjes së së premtes, 4 shtator, ndërsa hiri vullkanik u evidentua në zonën e aeroportit të Xhakartës në orët e para të mëngjesit të së dielës, 6 shtator.Sipas Agjencisë Meteorologjike të Indonezisë (BMKG), hiri ka arritur një lartësi prej 6 mijë metrash në...