SHPERTHEN KARBURANTI NE TIRANE, KA TE PLAGOSUR

SHPERTHEN KARBURANTI NE TIRANE, KA TE PLAGOSUR

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Brrylit në Tiranë, ku një pikë karburanti është përfshirë nga flakët. Nga shpërthimi raportohet se janë lënduar disa punonjës të biznesit, të cilët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pas mbërritjes së autoambulancës në vendngjarje. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Është dëmtuar rëndë struktura e karburantit, ndërsa është shkatërruar edhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit. Një prej tyre ka mbetur i bllokuar brenda godinës për disa minuta, ndërsa banorët e zonës kanë ndërhyrë për ta nxjerrë nga ndërtesa, duke e larguar nga flakët. Në zonë janë mobilizuar forca të shumta të Policisë, zjarrfikëses dhe shërbimeve të emergjencës. Ekipet po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për neutralizimin e çdo rreziku...