Shpërthen Drilon Hazrollaj, Tirana fiton dhe shkatërron Vorën për 3 pikët e para në Superiore
Tirana ka dhuruar një paraqitje fantastike në javën e tretë të “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Vorën me rezultatin e thellë 4-0 në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë siguruan kështu fitoren e parë të sezonit, pas dy humbjeve radhazi ndaj Egnatias dhe Teutës. Skuadra e drejtuar nga Dean Klafuriç e nisi takimin me ritëm të lartë dhe shumë shpejt gjeti golin e avantazhit. Në minutën e 14-të ishte Tomislav Kiš ai që zhbllokoi sfidën, duke i dhënë Tiranës qetësinë e nevojshme. Bardheblutë nuk u ndalën dhe në minutën e 36-të dyfishuan rezultatin me Redon Xhixhën. Në pjesën e dytë, Tirana vijoi dominimin dhe vulosi përfundimisht suksesin. Drilon Hazrollaj shënoi golin e tretë në minutën e 51-të, ndërsa në fund të takimit realizoi edhe golin e tij të dytë...
Burimi:
sportekspres.com