Shpërthen depozita e karburantit ‘Eida’ tek ‘Brryli’, 3 punonjës të plagosur! Nuk dihen shkaqet (VIDEO)
TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit, në Tiranë, në një pikë karburanti. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një depozitë të pikës së karburantit, ndërsa si pasojë është shembur edhe një godinë njëkatëshe. Nuk raportohet për viktimë, por si pasojë e shpërthimit tre punonjës të karburantit kanë mbetur të lënduar, të cilët më pas janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Mësohet se në momentin e ngjarjes, punonjësit po furnizonin me gaz një automjet. Sipas burimeve, njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e...
Burimi:
zeri.ai