Shpërthen depoja e armëve në Bullgari, dyshohet për një sulm nga Rusia! Kompania ishte më parë objekt i sabotimeve

Shpërthen depoja e armëve në Bullgari, dyshohet për një sulm nga Rusia! Kompania ishte më parë objekt i sabotimeve

Një shpërthim ka shkaktuar zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, pranë fshatit Tsareva Livada. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa flakët janë përhapur nga një magazinë në tjetrën. Zjarri shpërtheu në një strukturë të menaxhuar nga kompania bullgare e armëve EMCO, sipas mediave lokale që cituan një zyrtar të kompanisë. Guvernatorja e rajonit të Gabrovos, Kristina Sidorova, deklaroi gjatë orëve të para të së shtunës se zjarri ndodhej në zonën e magazinave të fabrikës dhe po përhapej në ndërtesat e tjera. Incidenti është i dyti i këtij lloji në një objekt të lidhur me EMCO-n brenda pak javësh. Një shpërthim tjetër në një strukturë të kompanisë ishte raportuar edhe muajin e kaluar. Deri tani, nuk është...