Shpërthen bombola e gazit në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen 3 punëtorë

Shpërthen bombola e gazit në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen 3 punëtorë

Një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (9 shtator). Sipas burimeve për rtsh.al, në karburant ka shpërthyer një bombol gazi gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet, duke shkaktuar dëmtimin e tre punëtorëve. Të tre punëtorët po marrin aktualisht ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Situata paraqet rrezik të shtuar për shkak të pranisë së lëndëve djegëse në ambientet e karburantit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë vendosur një perimetër sigurie. Zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg zonës së rrezikut. Informacionet janë paraprake dhe pritet të ketë...