Shpërthejnë protestat në Kosovë/ Debati Kurti-Hamza: Voto Presidentin, të votoj Specialen
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, janë takuar këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ndërsa jashtë institucionit vijonte protesta lidhur me ndryshimet e propozuara në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas burimeve të cituara nga deputetë dhe persona pranë dy liderëve, gjatë takimit Kurti i ka kërkuar Hamzës mbështetjen e PDK-së për votat e nevojshme në zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në anën tjetër, Hamza ka kërkuar mbështetjen e Kurtit për ndryshimet në ligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji i propozuar nga PDK-ja është miratuar në parim me 91 vota pro dhe asnjë kundër. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës...
Burimi:
ntv.al