Shpërndanin drogë pranë shkollave, zbulohet SKEMA: Të ndarë në 8 grupe, goditen 5 furnitorë, u përdorën agjentë të infiltuar

Shpërndanin drogë pranë shkollave, zbulohet SKEMA: Të ndarë në 8 grupe, goditen 5 furnitorë, u përdorën agjentë të infiltuar

pamje te operacionit TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni "Shkolla të pastra" për goditjen e shpërndarëve se lëndëve narkotike pranë shkollave. Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 31 personat e arrestuar një ditë më parë, ndërsa detaje të reja kanë çuar në zbulimin e skemës së tyre.  Rreth 52 persona, ndër të cilët 38 janë arrestuar dhe 14 janë shpallur në kërkim, mësohet se vepronin të ndarë në të paktën 8 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sipas burimeve, personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim dyshohet se vepronin në disa zona të Tiranës, përfshirë Laprakën, Brakën, Jordan Misjen, Selitën, Yzberishtin, Alliasin, Tregun Elektrik dhe Qytetin Studenti. Mësohet se në secilin prej këtyre grupeve, 3 deri...