Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Tiranë pas katër muajsh hetime. Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka zhvilluar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas policisë, gjatë hetimeve janë identifikuar 52 shtetas, të cilët, të veçuar ose në grupe, dyshohet se merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme. Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar 31 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 14 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Shtatë persona të tjerë janë arrestuar gjatë fazës hetimore. Nga hetimet është dokumentuar se grupet e goditura shisnin lëndët narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe...