“Shpallini të pafajshëm!”, Kosova me sytë nga Haga, nesër vendimi për Thaçin, Prishtina pret verdiktin në shesh
Kosova është mbuluar nga flamujt e UÇK-së, fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe thirrjet për lirimin e tyre, ndërsa kanë mbetur më pak se 24 orë nga një prej vendimeve më të rëndësishme të Gjykatës Speciale në Hagë.“Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, “Liria ka emër” dhe “Heronj të luftës dhe paqes” janë disa prej mbishkrimeve që kanë mbushur rrugët dhe sheshet. Në Prishtinë dhe qytete të tjera janë vendosur edhe ekrane me numërimin mbrapsht të orëve deri në momentin kur katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëgjojnë vendimin e gjykatës. Në të gjitha xhamitë e vendit është vendosur flamuri i UÇK-së ndërkohë që qytetet janë stolisur me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.Në Prishtinë shihen makina me flamuj...
Burimi:
sarandanews.com