Shpallen fituesit e tenderit 17.5 mln euro, ja si do të ndryshojë sheshi “Nënë Tereza”, Dritan Agolli ‘djeg’ 3 ofertat më të ulëta
pamje nga projekti TIRANË-Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli bashkimin e kompanive 'Progeen' dhe 'Bami' si fituese në tenderin me fond limit 22.5 milionë euro për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi Nënë Tereza. Kontrata kapitale “me çelësa në dorë” i është besuar këtij konsorciumi për vlerën përfundimtare prej 1,63 miliardë lekë pa TVSH (rreth 17.5 milionë euro). Gara për të fituar të drejtën e transformimit të sheshit monumental, ku trafiku i makinave do të groposet tërësisht nëntokë përmes tre rampave masive me pjerrësi 15%, kishte tre oferta më të ulëta se ajo që u shpall fituese. Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dogji tre ofertat më të ulëta FSHZH aplikoi në këtë procedurë kriterin e ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto. Kjo do të thotë...
Burimi:
zeri.ai