Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Profesorët Henri B. Kagan dhe Kenso Soai janë fituesit e çmimit Nobel në Kimi, për zbulimet e tyre mbi efektet jolineare dhe autokatalizën në sintezën organike asimetrike. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi çmimin në Stokholm, duke vlerësuar punën e dy kimistëve për një problem shkencor më shumë se një shekull të vjetër: si mund të shfaqet spontanisht homokiraliteti në reaksionet kimike. Kagan, i lindur në Francë, është i lidhur me Universitetin Paris-Sud, ndërsa Soai, 95 vjeç dhe me origjinë nga Japonia, është profesor në Universitetin e Shkencave të Tokios. Kryetari i Komitetit Nobel për Kiminë, Heiner Linke, i cilësoi reaksionet e zhvilluara nga dy shkencëtarët si “spektakolare”, duke theksuar rëndësinë e tyre për të kuptuar mënyrën se si mund të krijohet asimetria në proceset...
Burimi:
gijotina.com