Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak

Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e rëndësishme për familjet që synojnë të blejnë një banesë në kryeqytet. Lista e aplikuesve të shpallur fitues, të cilëve do t’u subvencionohen interesat e kredisë nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë, është dërguar për miratim në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak. Programi për subvencionimin e interesave të kredive, i cili zbatohet prej disa vitesh, ka qenë një nga nismat e para të kryebashkiakut Erion Veliaj në fillim të detyrës së tij. Ai synon të lehtësojë barrën financiare për individët dhe familjet me të ardhura të ulëta, duke subvencionuar një pjesë të interesit të kredisë...