Ylli i Formula 1 martohet në një ceremoni madhështore në Monaco (VIDEO)

Ylli i Formula 1 martohet në një ceremoni madhështore në Monaco (VIDEO)

Ylli i Formula 1, Charles Leclerc, u martua me partneren e tij prej vitesh, modelen Alexandra Saint Mleux, në një ceremoni madhështore në Monaco gjatë fundjavës. Çifti, i cili kishte shpallur fejesën në nëntor të vitit 2025, kurorëzoi dashurinë me një ceremoni civile më 28 shkurt. Ata ndanë me ndjekësit momente nga dita e veçantë përmes fotove dhe videove në rrjetet sociale. Në një prej videove më prekëse, 28-vjeçari i ekipit Scuderia Ferrari vendos unazën në gishtin e nuses dhe më pas e puth me emocion. Një nga momentet më mbresëlënëse ishte paraqitja e tyre me një makinë të rrallë, një Ferrari 250 Testa Rossa kabriolet i vitit 1957, me të cilën të sapomartuarit udhëtuan në një rrugë piktoreske. Në një tjetër video, çifti pozon...