Burimi:
argjiroja.net

Foto © argjiroja.net
Xheneta Fetahu ironizon banorët e BBVK: Coco lahet më shpesh se ata
Xheneta Fetahu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për të thumbuar ish-banorët dhe për të rikthyer vëmendjen te një nga temat më të diskutuara të këtij sezoni: pastërtia në shtëpinë e famshme. Në një video të publikuar së fundmi në TikTok, Xheneta shfaqet duke larë macen e saj, Coco. Pamjet do të ishin krejt normale, nëse nuk do të shoqëroheshin me një mbishkrim ironik që ka ndezur menjëherë reagimet: “Ma shpesh lahet Coco sesa banorët e Big Brother”. Ky koment u interpretua nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj banorëve të BBVK, të cilët prej ditësh janë kritikuar publikisht për mungesë higjiene brenda shtëpisë. Madje, vetëm një ditë më parë, “Vëllai i Madh” vendosi t’i ndëshkojë ata duke u...







