Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara në televotim “kokë më kokë”

Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara në televotim “kokë më kokë”

Aktori i njohur Vis Pupa është finalisti i katërt. Ai arriti të fitonte sfidën e radhës. 5 rrathë për secilin fermer ishin në fund të pishinës. Fermerët do të duhet t’i merrnin dhe ti fusnin në një binar. Fermeri që do të fuste më shumë rrathë, do të fitonte. Visi arriti të shënjonte në shenjë me vetëm një rreth, ndërsa Sara dhe Iliri nuk kanë gjuajtur asnjë rreth në binar. Tashmë Iliri dhe Sara do të shkojnë në një televotim “kokë më kokë”, ku njëri prej tyre do i bashkohet Mozës, Bujakës, Sonit dhe Visit në finale, ndërsa tjetri do të duhet të largohet përfundimisht, 3 ditë para finales së madhe të 15 qershorit.