VIDEO/ Nis finalja e madhe e Big Brother Kosova, në garë 5 banorë

VIDEO/ Nis finalja e madhe e Big Brother Kosova, në garë 5 banorë

Showbiz E Premte, 27 Shkurt 2026 21:25 Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur zyrtarisht, duke shënuar mbrëmjen përmbyllëse të një edicioni që zgjati mbi 100 ditë dhe prodhoi një nga sezonet më të komentuara deri më tani. Spektakli ka hapur siparin me një atmosferë festive në studio, nën praninë e publikut dhe me hyrjen madhështore të moderatorëve, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Emocionet janë të dukshme, ndërsa gara tashmë ka hyrë në fazën vendimtare. Në këtë finale po garojnë Londri, Mekaj, Elijona Binakaj, Ludo Lee, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako, ndërsa vetëm njëri prej tyre do të shpallet fitues i edicionit të katërt dhe do të rrëmbejë çmimin e madh.