VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Ndërsa reperi Lim Hoti është brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, në rrjetet sociale është bërë virale një video ku Lim Hoti shfaqet duke u dhunuar fizikisht në mes të rrugës. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa dyshimet kryesore për autorin e sulmit bien mbi reperin Finem, një emër i njohur i skenës muzikore. Sipas raportimeve të mediave online, konflikti mes dy artistëve nuk konsiderohet thjesht thashethem. Po ashtu, raportohet se vetë Finem nuk i ka mohuar zërat për përfshirjen e tij në këtë përplasje fizike.
Burimi:
gijotina.com