Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Vdekja e vëllait, Gjesti reagon për herë të parë pas tragjedisë!
Këngëtari i njohur nga Peja, Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas humbjes tragjike të vëllait të tij, Eldionit, që ndodhi në shtator të këtij viti si pasojë e një aksidenti me motoçikletë. Që nga ajo kohë, artisti ka mbajtur një heshtje të gjatë, duke qëndruar larg rrjeteve sociale dhe muzikës. Mirëpo, pas një periudhe të vështirë, Gjesti ka publikuar një postim të ri në llogarinë e tij, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë kohë të errët. Ai gjithashtu ka njoftuar se do të rikthehet në skenë dhe në muzikë në janar të vitit 2026. Reagimi i plotë: “Përshëndetje krejtve shpresoj që jeni mirë, u bë një kohë që nuk jemi parë për këtë po dua t’iu falënderoj...