No Image Available

Upss! Arbana me thumba për formatin rival, “BBVA”! Çfarë tha ajo në “Ferma VIP”?

Nata e dytë e spektaklit “Ferma VIP 3” nisi me tensione të forta, ku përplasjet mes konkurrentëve u bënë protagoniste që në minutat e para. Qendra e vëmendjes ishte debati mes Akilit dhe Blerinës, i cili u intensifikua aq shumë sa moderatore Arbana Osmani u detyrua të ndërhynte për të qetësuar situatën. Gjatë diskutimit, Blerina kritikoi sjelljen e Akilit, duke theksuar se ndërsa banorët e tjerë kontribuojnë me pozitivitet, art dhe biseda interesante, ai shfaq vazhdimisht një anë negative. Fjalët e saj se “nuk jemi në të njëjtin nivel” ndezën reagimin e Akilit, i cili përsëriste shpesh: “Çfarë niveli jam unë?”, duke anashkaluar pyetjet e moderatores mbi shkakun e sherrit. Situata u tensionua edhe më shumë, duke detyruar Arbanën të ndërhynte drejtpërdrejt. Moderatorja i tha...