Starton Ferma Vip 3, Arbana Osmani: Çmimi i madh është 200 mijë euro

Starton Ferma Vip 3, Arbana Osmani: Çmimi i madh është 200 mijë euro

Showbiz E Premte, 27 Mars 2026 21:22 Ka startuar programi që do t’ju mbajë mbërthyer nga sot dhe për 3 muajt në vijim, 24/7, në dy kanale të dedikuara dhe çdo të hënë e të premte prej orës 21:00 në ekranin kampion, televizionin kombëtar Vizion Plus. Nën kujdesin e Viva Production dhe producentes Holta Dulaku, nis Ferma VIP 3, një spektakël ndryshe, me shumë surpriza. Emrat më të dashur të publikut sot do të bëhen pjesë e show-t më të madh televiziv që ka parë shqiptaria. Një spektakël që premton gjithçka: emocione, lojëra, surpriza dhe pafund drithërima. Nën moderimin e Arbana Osmanit, dhe të një stafi profesional, starton FERMA VIP 3. Nga ky moment, qëndroni LIVE në Vizion Plus dhe mos u largoni.