SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

Një ngjarje e pazakontë ka sjellë largimin e Laert Vasilit nga formati “Për’puthen”, ku ai ishte pjesë e panelit si opinionist. Sipas burimeve për Revista Class, vendimi është marrë nga produksioni pas një situate të ndodhur gjatë regjistrimeve në studio, e cila ka krijuar tension dhe reagime të menjëhershme. Mësohet se gjatë xhirimeve, Vasili ka puthur në buzë një prej vajzave konkurrente. Burimet theksojnë se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie romantike apo për një moment të dakordësuar mes palëve, por për një veprim të papritur, i cili ka befasuar të pranishmit në studio. Situata ka qenë e sikletshme dhe ka lënë të shtangur jo vetëm stafin, por edhe vetë vajzën e përfshirë në ngjarje. Pas këtij momenti, produksioni ka ndërhyrë duke e konsideruar veprimin...