Shuhet legjenda e muzikës greke Marinella

Shuhet legjenda e muzikës greke Marinella

Showbiz E Shtunë, 28 Mars 2026 20:03 Këngëtarja e madhe greke, Marinella ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, pasi luftoi me pasojat e një goditjeje të rëndë në tru që pësoi në skenën e Herodionit në shtator të vitit 2024. Lajmin e trishtë e bëri të ditur familja e saj përmes një deklarate zyrtare: “Me trishtim të thellë njoftojmë humbjen e Marinellës, nënës dhe gjyshes sonë të dashur, e cila ndërroi jetë në shtëpinë e saj, sot më 28 mars 2026, në orën 18:00”. Marinella, e lindur me emrin Kyriaki Papadopoulou më 20 maj 1938 në Selanik, tregoi talentin e saj për këngën që në moshë të vogël. Karriera e saj filloi në skenat muzikore të Selanikut në fund të viteve 1950, ndërsa në vitin...