Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shtatë vite pa u parë, Mali refuzon të takojë babain: shans të dytë u jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet
Një moment shumë emocionues ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur babai i Malit ka hyrë për të takuar djalin e tij. Pas divorcit, ata nuk kanë pasur shumë kontakte dhe tani janë vite që nuk janë parë e takuar, çka ka sjellë emocione të forta mes tyre.Mali para se të merrte lajmin se babai i tij ndodhej aty, tha: “Jam pak shpirt i lirë dhe s’e kam pritur që do të adaptohem kaq shpejt, edhe pse rri me pak njerëz, kam surprizuar veten. Nuk jam futur me strategji, jam futur të tregoj karakterin tim, kjo është e rëndësishme për mua” Ai foli me dashuri për nënën e tij: “Për nënën e përshëndes shumë, jemi si shokë. Nëna më ka dhënë jetën...