Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës, fermerët hanë krimba

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës, fermerët hanë krimba

Izolimi i fermerëve me botën e jashtme ka bërë që malli për miqtë dhe familjarët e tyre të jetë i madh. Mbrëmjen e sotme, në Ferma Vip kanë ardhur miqtë e ngushtë të fermerëve, të cilët do i takojnë, nëse kalojnë një sfidë. Në një enë, të mbushur me bajga dhe krimba, fermerët do të duhet të gjejnë një derrkuc të vogël. E para që e provoi këtë sfidë ishte këngëtarja Soni Malaj. Pasi gjeti derrkucin, moderatorja Arbana Osmani me shaka tha se do të duhet të hanë edhe nga një krimb, kërkesë që Soni e realizoi për të takuar mikeshën e saj të ngushtë Elën. Më pas, ishte Iliri ai që jo vetëm gjeti derrkucin, por edhe ai hëngri një krimb, për të bërë...