Rrëzohet padia prej 50 milionë paund e Princit Harry

Rrëzohet padia prej 50 milionë paund e Princit Harry

Showbiz E Martë, 7 Korrik 2026 18:02 Një gjykatë në Londër ka hedhur poshtë padinë prej 50 milionë paundësh të ngritur nga Princi Harry, Doreen Lawrence, Elton John, Elizabeth Hurley dhe persona të tjerë të njohur ndaj kompanisë botuese që qëndron pas gazetave Daily Mail dhe Mail on Sunday. Paditësit akuzonin Associated Newspapers për përdorim të praktikave të paligjshme gjatë mbledhjes së informacionit, duke përfshirë pretendime për përgjime telefonike, ndërhyrje në privatësi dhe marrje të të dhënave personale pa autorizim. Pas një procesi gjyqësor tre-mujor, gjykatësi Nicklin vendosi kundër tyre, duke rrëzuar të gjitha 97 pretendimet e paraqitura. Sipas vendimit të gjykatës, shpjegimet e gazetarëve të Associated Newspapers mbi burimet dhe mënyrën e sigurimit të informacionit u konsideruan të besueshme. Gjykata pranoi argumentet e tyre...