Rogerti shpërthen në lot pas letrës së partneres në BBVA

Rogerti shpërthen në lot pas letrës së partneres në BBVA

Momente të mbushura me emocion dhe ndjenja të forta janë përjetuar sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania me rastin e Shën Valentinit. Banorët u surprizuan me trëndafila dhe letra personale nga partnerët e tyre, duke krijuar një atmosferë mjaft të ndjerë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Një nga momentet më prekëse ishte ai i Rogertit. Në një video të publikuar në Instagram, ai shihet teksa merr letrën nga partnerja e tij, por e ka të pamundur ta lexojë me zë për shkak të emocioneve. “Lexoje”, i thotë një prej banorëve, ndërsa ai përgjigjet mes lotësh: “S’mundem o vëlla”. Letra u lexua më pas nga një tjetër banor, i cili përcolli fjalët e dashurisë: “Dashuria ime, mos u shqetëso për zërat, unë...